Zyrtari i lartë konfirmon pjesëmarrjen e luftëtarëve afganë në Siri

E publikuar: 26/11/2017 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një zyrtar i lartë në Afganistan po kritikohet ashpër pasi mesa duket ka konfirmuar për herë të parë se Irani fqinjë ka rekrutuar mijëra afganë shiitë dhe “luftëtarë” nga vende të tjera të rajonit për të luftuar në Siri.

Zëvendës shefi ekzekutiv afgan, Mohammad Mohaqiq e bëri këtë deklaratë kundërthënëse gjatë një udhëtimi javën e kaluar në Teheran. Komentet e tij u regjistruan në video dhe u transmetuan dhe botuan në mediat afgane, duke nxitur kritikët që ta denoncojnë atë në mediat sociale dhe të bëjnë thirrje për largimin e tij nga detyra.

Duke folur në një takim ndërkombëtar të nivelit të lartë në Teheran me akademikë nga Irani dhe vende të tjera myslimane, zëvendës shefi ekzekutiv afgan shfaqet duke vlerësuar major gjeneralin Kasem Soleimani, komandant i operacioneve të huaja të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Takimi kishte si synim të diskutohej për mënyrat e luftës ndaj “ideologjisë së errët” të terrorsitëve të Shtetit Islamik, nga një front i bashkuar islamik, sipas medias iraniane.

Gjenerali iranian mendohet të jetë një nga themeluesit e Divizionit Fatemiyoun, i përbërë kryesisht nga luftëtarë afganë dhe dislokuar në zonën e konfliktit sirian.