Zyrtari i Komunës ‘gërvish’ me thikë policin

E publikuar: 06/08/2018 22:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka pësuar lëndime nga thika e një zyrtari të Komunës së Klinës
Rasti ka ndodhur dje në Klinë.

Sipas Prokurorisë së Pejës, rasti ka ndodhur afër stacionit policor.

“Dy persona kanë qenë duke u përleshur afër stacionit policor. Njëri nga ta zyrtar i Pylltarisë në Komunë. Polici ka ndërhyrë dhe aksidentalisht është gërvishtur me thikë nga zyrtari i Komunës”, tha për KALLXO.com Ersan Qavolli, prokuror përgjegjës për media në Prokurorinë e Pejës.

Prokurori tha se sipas informatave që kanë nga Policia, polici është gërvishtur por nuk është therur me thikë.

“Rasti po vazhdon të hetohet”, tha Ersan Qavolli