Zyrtari i AAK-së në Prizren ka një kërkesë për PDK-në

E publikuar: 29/08/2019 17:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Ilir Baldedaj i cili vjen nga radhët e AAK-së ka reaguar pas prishjes së koalicionit në mes Nisma-s dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Baldedaj nëpërmjet një shkrimi në Facebook i ka bërë ftesë PDK-së, AAK-së e Nismas që të bashkohen dhe ta shkarkojnë Kryesuesin e Asamblesë së komunës së Prizrenit.
“Pas daljes së Nismës nga koalicioni në Prizren i ftoj të bashkohem PDK, AAK dhe NISMA që të shkarkohet Kryesuesi i Asamblesë sepse nuk e ka shumicën në Asamble!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, para pak minutash partia e Nismës nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se ka prishur koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje në komunën e Prizrenit.