Zyrtarët e mbrojtjes deklarohen për gjetjen e policit në Lepenc

E publikuar: 04/05/2018 00:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth 5 km larg vendit ku të shtunën u aksidentuan dy policët është gjetur trupi i policit Malësor Dashi.

Njësitë e shpëtim-kërkimit të FSK-së, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë operacionit të kërkimit, kanë arritur ta gjejnë trupin rreth orës 15:45 minuta.

Menjëherë në vendin e ngjarjes arriti ekipi i Forenzikës dhe i Mjekësisë Ligjore, për të kryer ekzaminimet e nevojshme, raporton KTV.

Trupi i pajetë u dërgua për obduksion.

Kryeprokurori për këtë rajon, Shukri Jashari tha se nga vëzhgimet e para shihet se ky është aksident i komunikacionit.

Pjesë e operacionit të gjetjes së policit Malësor Dashi ishte edhe ekipi i zhytësve të Ismail Kasumit, duke ndjekur vazhdimisht udhëzimet e tij.

Kjo ka qenë dita e gjashtë që u zhvillua operacioni i kërkimit për trupat e dy policëve.

Kërkimet do të vazhdojnë deri në gjetjen e trupit të policit tjetër, Armend Trena.