Zyrtarët e Kosovës i shfrytëzuan bisedimet teknike me Serbinë për shpenzime luksi

E publikuar: 14/08/2018 01:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dialogu teknik me Serbinë ka prodhuar shumë marrëveshje që janë konsideruar të dëmshme për Republikën e shpallur në 2008-n, por ka nxjerrë nga kuleta e shtetit edhe miliona euro, që janë shpenzuar për luks nga zyrtarë të rangjeve të ndryshme.

Procesi që në 2012-n e ka stolisur me “flluskë” denominimin e Kosovës ia kishte dyfishuar të ardhurat vjetore Edita Tahirit.

Mbështetur në një kërkesë të “Kohës Ditore” për qasje në dokumente publike, Zyra e kryeministrit ka ofruar të dhëna mbi shpenzimet e bëra për llogari të dialogut teknik.

Se sa para kanë shpenzuar zyrtarët shtetërorë gjatë dialogut teknik të nisur në vitin 2011 dhe ende të papërmbyllur lexoni të martën në “Koha Ditore”.