Zyrtarët e Filipineve arsyetojnë presidentin e tyre: Nuk duam “ndarje” me Amerikën

E publikuar: 21/10/2016 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Filipinet do të mbajnë raporte tregtare dhe ekonomike me SHBA-të dhe Lindjen, ka thënë sot ministri i Tregtisë së Filipineve, Ramon Lopez, një ditë pasi presidenti Duterte deklaroi “ndarjen” nga Washingtoni, transmeton Express.

Presidenti Duterte ka thënë në Pekin, ku ai është duke shtruar rrugën për bashkëpunime të reja, përderisa raportet me Washingtonin po përkeqësohen.

“Më lini t’ju sqaroj. Presidenti nuk ka folur për ndarje”, ka thënë ministri filipinas, raporton CNN, transmeton Express.

Ai ka shtuar se në lidhjet ekonomike, ata nuk do të ndalin tregtinë dhe investimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se presidenti i tyre vetëm ka shprehur dëshirën për forcimin e raporteve dhe lidhjeve të mëtutjeshme me Kinën dhe regjionin ASEAN (Asociacioni i shteteve, në juglindje të Azisë).