Zyrtarët e BE-së i bëjnë thirrje Greqisë për stabilitet financiar

E publikuar: 08/11/2018 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët evropianë i kanë bërë thirrje qeverisë greke që të përqendrohet në ruajtjen e stabilitetit financiar, në një kohë kur debatet për shkurtimin e pensioneve janë intensifikuar.
Pas daljes nga paketa ndërkombëtare e shpëtimit në muajin gusht dhe marrëveshjes së saj të borxhit me kreditorët, Greqia ka hyrë në një lloj “moratoriumi” 10-vjeçar në të cilin është mbrojtur në mënyrë efektive nga “presionet e jashtme”.

Zyrtarët e Komisionit Evropian kanë njohur perspektivat premtuese të ekonomisë greke dhe kanë shprehur bindjen e tyre se shumica e partive politike të vendit nuk do të kërkojnë të rrezikojnë daljen e Greqisë nga kriza e saj financiare.

Sa i përket çështjes kontestuese të pensioneve, përfaqësuesit e KE-së shprehën besimin se do të arrihet një kompromis për këtë çështje në samitin e jashtëzakonshëm të ministrave të Financave të Eurozonës që do të mbahet më 19 nëntor.