Zyrtare: Young vazhdon kontratën për një vit te Unitedi

E publikuar: 11/02/2019 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ashley Young ka vazhduar kontratën me Manchester Unitedin edhe për një vit.

Anglezi do të jetë i lidhur me klubin anglez deri në qershorin 2020 pasi në kontratën paraprake kishte vetëm pak muaj deri në skadim.

33-vjeçari i është bashkuar Djajve të Kuq në vitin 2011 nga Aston Villa pas 228 paraqitjeve, ku shënoi 17 golave.

Anglezi në këtë sezon ka qenë në mesin e më të mirëve te Man Utd këtë sezon, në 25 paraqitje në Ligën Premier ka shënuar vetëm një gol, por ka dhuruar edhe dy asistime.

Në verën e 2018 mbrojtësi ndihmoi Përfaqësuesen e Anglisë në Kampionatin Botëror që të arrijë gjysmëfinale.

Young për Anglinë është paraqitur në 39 ndeshje, ku ka arritur të shënojë shtatë gola.

Lojtari karrierën e ka filluar te Watfordi, gjatë katër sezoneve realizoi 22 gola në 110 ndeshje. /Telegrafi/