Zyrtare: Ventura shkarkohet nga detyra e trajnerit të Italisë

E publikuar: 15/11/2017 19:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata e Futbollit të Italisë ka njoftuar se kanë shkarkuar Giampiero Venturan nga detyra e trajnerit.

69-vjeçari bëhet trajneri i parë që nuk arrin të dërgojë Italinë në Kampionatin Botëror, hera e fundit që kjo kishte ndodhur ishte më 1958.

E gjitha kjo ndodhi pasi ata nuk arritën të fitojnë ndaj Suedisë.

Vendimi për shkarkimin e Venturës u morë pas takimit të mbajtur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Carlo Tavecchio, me anëtarët tjerë të federatës.

Tekniku italian ishte në krye të Azzurrëve për 17 ndeshje, fitoi në 10, barazoi në katër dhe humbi në tri, këtu përfshihen edhe miqësoret.

Për trajnerin e ri ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar, por pritet së shpejti.

Emri më i përfolur është Carlo Ancelotti. /Telegrafi/