Zyrtare: VAR do të përdoret në La Liga për sezonin 2018/19

E publikuar: 15/11/2017 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas Bundesligës dhe Serie A edhe La Liga dorëzohet përballë teknologjisë.

Gabimet e arbitrave gjatë këtij sezoni kanë detyruar presidentin e komisionit teknik të arbitrave në Spanjë, Sanchez Arminio të zyrtarizojë përdorimin e VAR, Video Asistant Referee në kampionatin spanjoll duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Pra, edicioni 2018/19 i La Ligas do të jetë pikërisht i epokës VAR-it.

Kjo formë për të lehtësuar referimin është pëlqyer në kampionatin elitar italian, por jo dhe në atë gjerman.

Ankesa më e madhe për VAR-in është koha që merr gjyqtari për të dhënë vendimin, pasi sipas njerëzve të futbollit po humbet entuziazmi në ndeshje.

Vendimi për përdorimin e teknologjisë në kampionatin spanjoll fillimisht është pritur mirë. /SS/Telegrafi/