Zyrtare: Uji i Ujësjellësit të Mitrovicës është plotësisht i pijshëm

E publikuar: 04/09/2015 09:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania Rajonale e Ujësjellësit të Mitrovicës i njofton të gjithë konsumatorët e saj se uji që del nga fabrika e Shipolit është plotësisht i pijshëm.
Ja komunikata e plotë:

Njoftojmë qytetarët e Mitrovicës, Vushtrrisë, Skenderajt, Zveçanit dhe të gjitha fshatrat që furnizohen me ujë të pijes nga Kompania Rajonal e Ujësjellësit të Mitrovicës, se Uji është i pishëm.

Prodhimi i ujët që del nga Fabrika e Ujit në Shipol e që furnizon me ujë për pije rajonin e Mitrovicës, është i pijshëm dhe i plotëson të gjitha kriteret sipas standardeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.

Pra ujë është i pastër si në aspektin fiziko-kimik dhe atë bakteriologjik.

Keqinformim i qytetarëve se ujin është i helmuar nuk qëndron, e tërë ka ardhur pasi që një person në dalje të Zubin Potokut ka hedhur në kanalizim rreth 100 l substancës që dyshohet të jetë Pentan.

Vendi ku është hedhur kjo Substancë nuk ka asnjë lidhje me Liqenin e Gazivodës e as me kanalin e Ibër Lepencit nga ky furnizohet edhe rajoni i Mitrovicës me ujë për pije.

Andaj Kompania Rajonale e Ujësjellësit të Mitrovicës i njofton të gjithë konsumatorët e saj se Uji që dele nga fabrika e Shipolit është plotësisht i pijshëm. /Telegrafi/