Zyrtare: Solari te Real Madridi deri në vitin 2021

E publikuar: 14/11/2018 07:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Santiago Soloari do të jetë trajneri i Real Madridit deri në verën e vitit 2021.

Real Madridi të hënë e kishin konfirmuar në federatë si trajner, pasi për dy javë ishte i përkohshëm.

“Bordi i drejtorëve të Real Madrid C.F., u takua sot, më 13 nëntor 2018, dhe u pajtuan që ta emërojnë Santiago Solarin si trajner të parë deri më 30 qershor 2021”, thuhet në njoftim të klubit.

Ai do ta pasojë Julien Lopeguin që nuk arriti ta tregojë vetën në klubin mbretëror.

Në Spanjë shkruajnë se presidenti Florentino Perez e dinte që Santiago Solari ishte njeriu i duhur për këtë punë.

Kjo pasi me Lopeteguin nuk kishte harmoni apo mirëkuptim mes lojtarëve, klubit dhe trajnerit bask.

Santiago Solari gjatë një ndeshje të Real Madrid Castillas (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Solari e ka drejtuar Real Madrid Castillan, ndërsa ka qenë pjesë e klubit mbretëror edhe si futbollist. /Telegrafi./