Zyrtare: Rui Patricio nënshkruan me Wolves

E publikuar: 18/06/2018 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Portieri portugez, Rui Patricio është lojtari më i ri i skuadrës angleze, Wolverhampton të njohur si Wolves.

Wolves ka arritur të rikthehet në Ligën Premier pas disa sezoneve të kaluara në Championship.

Me rikthimin e tyre në elitën e futbollit anglez, Wolves kanë filluar të mendojnë edhe për transferime.

Një të tillë tashmë e kanë bërë dhe e kanë zyrtarizuar në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale.

Është portieri portugez, Rui Patricio, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin anglez.

30-vjeçari Patricio ka arritur marrëveshje me Wolves duke nënshkruar kontratë katër vjeçare.

“Wolves janë të lumtuar të konfirmojnë se reprezentuesi i Portugalisë dhe Sportingut, Rui Patricio, i është bashkuar klubit për një kontratë katër vjeçare”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Ndryshe, Patricio ka zhvilluar 460 ndeshje me Sportingun dhe 70 tjera me Portugalinë. /Telegrafi/