ZYRTARE: Rrogat e janarit, kush paguhet prej shtetit, do t’i marrin me rritje 4 për qind

E publikuar: 12/01/2018 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Kosovës në nivelin prej 4 për qind mbi pagën bazë duke filluar nga 1 janari i 2018.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se me kete vendim aprovohet rritja e pagave për këto kategori nga data 1 janar.

Ai ka thënë se me ketë vendim nuk përfshihen kategoritë të nxjerra nga vendimi i Qeverisë i marrë kohë më parë, shkruan lajmi.net.

Ministri Hamza ka shtuar se ky vendim është në përputhje me linjat buxhetore.

“Por këtu nuk hyjnë kryeministri, ministrat, zëvendëskryeministrat e zv/ministrat, rroga e të cilëve është rritur më parë”, ka thënë Hamza. /Lajmi.net/