Zyrtare: Rossi te Yamaha deri në vitin 2020

E publikuar: 15/03/2018 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lajmi qarkullonte prej dy javësh, por tashmë është zyrtar.

Valentino Rossi dhe Yamaha do të vazhdojnë së bashku deri edhe për dy vite të tjera.

Ishte vetë skuadra e Yamahas që e zyrtarizoi marrëveshjen e re deri në vitin 2020 për 7 herë kampionin e botës në Moto GP.

Një lajm shumë i mirë për tifozët e kësaj skuadre në prag të çmimit të parë të madh të vitit, që do të zhvillohet në Qatar. /Supersport/