Zyrtare: Reali transferon Brahim Diazin

E publikuar: 07/01/2019 01:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi e ka zyrtarizuar transferimin e Brahim Diaz nga Manchester City. Njoftimin e ka bërë klubi madrilen në faqen e vet zyrtare.

Los Blancos kanë arritur marrëveshje me klubin anglez, ndërsa mesfushori do të nënshkruajë me klubin spanjoll deri në vitin 2025.

Pas ekzaminimeve mjekësore që do të ndodhin të hënën, lojtari do të prezantohet në mesditë si lojtar i Realit.

Më pas do ta veshë fanellën e Mbretërve për herë të parë në fushë dhe do të dalë në konferencë për media.

Brahim do të bëhej lojtar i lirë në verën e ardhshme, mirëpo Reali vendosi të shpenzonte afro 15 milionë euro për ta transferuar atë që në janar.

Ai është vetëm 19-vjeçar dhe ka mungesë përvoje për ta bartur fanellën e Los Blancos si startues, prandaj tifozët nuk duhet të presin ta shohin në formacionin bazë në një të ardhme të afërt.

Mirëpo, mesfushori ka potencial për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm në të ardhmen, prandaj stafi i trajnerëve duhet të jetë durim dhe t’i ndihmojë të zhvillohet në futbollistin që të gjithë duan ta shohin. /Telegrafi/