Zyrtare: Rashica te gjiganti i Bundesligas

E publikuar: 30/01/2018 19:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është larguar nga Vitesse për të kaluar në Bundesliga te Werder Bremen
Skuadra gjermane Werder Bremen ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e anësorit kosovar, Milot Rashica.

Lajmi është konfirmuar nga CEO i Werderit, Frank Baumann, i cili tha se gjithçka do të kompletohet sonte më vonë.

“Marrëveshja është shumë afër dhe mungojnë vetëm disa detaje. Ne kemi qenë në kërkim të një lojtari të shpejtë në krahun e sulmit dhe Miloti i ka këto karakteristika. Ai do të stërvitet nesër me skuadrën”, ka thënë Baumann për faqen e Werderit.

Rashica ishte transferuar në Vitesse në vitin 2015 nga skuadra kosovare, Kosova e Vushtrrisë. /Express/