Zyrtare: Qeveritarëve u dalin pagat pa rritje

E publikuar: 31/01/2018 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe vartësit e tij, sot i kanë marrë pagat pa rritje. Alokimi i pagave të tyre është bërë pak orë më parë. Në Ministrinë e Financave kanë treguar për Express se vendimi për rritjen e pagave është pezulluar, derisa të jepet vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese. Haradinaj, me një vendim, ia kishte dyfishuar vetes pagën dhe pesë zëvendëskryeministrave të tij, duke ia kaluar me pagë bruto edhe presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Vendimi i marrë në muajin dhjetor nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që t’ia rrisë vetes pagën dhe zyrtarëve të tjerë qeveritarë, nuk ka arritur të zbatohet fare.

Ky vendim është pezulluar sot, pas reagimeve të ashpra publike, si dhe interpretimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Tash, ky vendim ka shkuar edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila duhet ta japë edhe mendimin përfundimtar se a ka drejtë Haradinaj ta bëjë këtë rritje, apo jo.

E sot kur është bërë alokimi i pagave, në llogaritë e qeveritarëve ato kanë dalë pa rritje.

Në Ministrinë e Financave