Zyrtare: Prishtina nënshkruan me Mikaile Tmusicin

E publikuar: 21/08/2018 17:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njëri ndër basketbollistët më të mirë në Superligën e Kosovës, Mikaile Tmusic është transferimi i radhës i Sigal Prishtinës.

Tmusic që vitin e kaluar mbronte ngjyrat e KB Bashkimit, ishte lojtari kryesor i ekipit prizrenas që arriti të fitonte titullin e tyre të parë.

Mikaile njihet si lojtar mjaft i rëndësishëm për ekip, sepse është i fuqishëm në mbrojtje, kurse në sulm treshet janë pika më e fortë e tij.

Mikaile Tmusic, gjithashtu këtë vit debutoi edhe për Kosovën në kualifikimet për botërorin, Kina 2019.

“Mirësevjen në shtëpinë e kampionëve, Mikaile”, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.

Prishtina ka bërë disa transferime mjaftë të rëndësishme dhe pritet ta thotë fjalën kryesore këtë vit në Superligë. /Telegrafi/