Zyrtare: Marotta largohet nga Juventusi

E publikuar: 30/09/2018 08:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i përgjithshëm, Beppe Marotta ka konfirmuar se do të largohet nga Juventusi më 25 tetor, por jo për tu bërë president i Federatës Italiane të futbollit [FIGC].

Marotta ka treguar tashmë se do të largohet nga Zonja e Vjetër, pas tetë viteve të kaluara me klubin nga Torino, ku nuk munguan sukseset dhe trofetë.

“Ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm tetëvjeçar, Juventusi do të jetë gjithmonë në zemrën time”, ka thënë fillimisht Marotta për Sky Sport Italia.

“Dua të ju njoftoj për këtë, sepse një listë e drejtorëve do të dalë të hënën dhe emri im nuk do të jetë në të”.

“Mendoj se ishte e drejtë të tregoja dhe të jepja lajmin para se dikush të përpiqet të krijojë një version tjetër të largimit tim”.

Giuseppe Marotta (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

“Fundi u kontratës sime është më 25 tetor dhe nuk do të rinovohet. Do të mbetem si drejtor i përgjithshëm i zonës sportive. Për sa kohë është një detaj, ne do të vendosim me Presidentin”.

“Unë mund ta përjashtoj kategorikisht raportet që do të jem kandidat për presidencën e FIGC-së. Kjo nuk është një përvojë që më intereson”.

“Ne do të shpjegojmë më në detaje më vonë, por kjo është ajo që ndjeva nevojën për të konfirmuar tani. Është një moment emocional”, përfundoi italiani.

Në kohën e tij në Juventus, Marotta fitoi shtatë tituj të Serie A, katër trofe të Coppa Italia, tre Superkupa Italiane dhe ishte dy herë në Finalen e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/