Zyrtare: Mahrez nënshkruan për Cityn

E publikuar: 11/07/2018 07:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester City e ka kompletuar transferimin e Riyad Mahrezit nga Leicester City për 60 milionë funte (68 milionë euro) .

Anësori 27-vjeçar i është bashkuar kampionit të Anglisë duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Lajmin e kanë konfirmuar të dyja klubet dhe mesfushori algjerian do ta vazhdojë karrierën në Etihad Stadium.

“Jam shumë i kënaqur që i jam bashkuar Cityt, një skuadër që bën futboll të shkëlqyer nën drejtimin e Pep Guardiolas”.

“Ka qenë kënaqësi t’i shohësh nga larg. Pep është i përkushtuar për të bërë futboll sulmues, gjë që më përshtatet mua, ndërsa paraqitjet e Cityt në sezonin e kaluar ishin të jashtëzakonshme”.

“Ata po e ridefinojnë futbollin anglez dhe unë desha të jem pjesë tij”.

“Mendoj se mund të jem i suksesshëm në vitet në vijim dhe besoj se loja ime mund të zhvillohet nën drejtimin e Pep”, ka deklaruar Mahrez për faqen zyrtare të Cityt. /Telegrafi/