Zyrtare: Lyon gjen zëvendësimin e Marianos, transferon talentin Dembele

E publikuar: 31/08/2018 23:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra franceze Lyon ka mbetur pa top shënuesin e vitit të kaluar Mariano Diaz.

Sulmuesi i talentuar vendosi të rikthehet tek ish-skuadra e tij Real Madrid.

Por Lyon nuk vonuar dhe ka gjetur zëvendësimin e Dizait në kampionatin skocez.

Fjala është për super talentin francez, Moussa Dembele i cili edhe zyrtarisht është pjesë e Lyonit.

Moussa Dembele. (Getty Images)

Gjiganti francez ka pranuar të paguajë një shumë rreth 23 milionë euro për transferimin e reprezentuesit të Francës U21.

22-vjeçari u kërkua edhe nga skuadra tjera të mëdha si Marseille, Chelsea e Tottenahm Hotspur.

Me Lyonin, Dembele ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Kujtojmë se sulmuesi këmbëshpejtë më parë ka luajtur në futbollin anglez me Fulhamin. /Telegrafi/