ZYRTARE: Kosovës i dështon miqësorja ndërkombëtare

E publikuar: 28/08/2015 10:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja e Kosovës nuk do të luaj ndeshjen miqësore ndërkombëtare kundër Burkina Fasos, që ishte paralajmëruar të luhet me 2 shtator në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Tribuna, një burim brenda Federatës së futbollit të Kosovë.
“Ndeshja nuk do të luhet për shkak se Burkina Faso nuk e ka dërguar listën me lojtarë të Përfaqësueses A. Ne kemi kërkuar që ta ndryshojë listën e lojtarëve, por ata i kanë bërë vetëm dy ndryshime dhe ne nuk kemi pranuar që të luajmë ashtu dhe e kemi anuluar ndeshjen. Nuk do të ketë ndeshje tjetër, por do të ketë një kamp të Përfaqësueses së Kosovës”, ka një burim brenda FFK-së.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, në vitin 2015 i ka zhvilluar vetëm dy ndeshje miqësore ndërkombëtare dhe atë me dy ekipet gjermane, Frankfurtin dhe Bremenin.

Pas ndeshjeve me Haitin, Senegalin, Turqinë dhe Omanin, Kosova vazhdimisht ka pasur probleme që të gjej kundërshtarë.