Zyrtare: Kante ‘blindohet’ nga Chelsea, rinovon për shumë vite kontratën

E publikuar: 23/11/2018 10:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori francez, N’Golo Kante ka rinovuar kontratën e tij me Chelsean deri në vitin 2023.

Kante ka vendosur të vazhdojë edhe për shumë vite me klubin londinez, ku sot (e premte) gjatë ditës ka ardhur edhe rinovimi i kontratës deri në vitin 2023.

Me rinovimin e kontratës është ndarë i kënaqur mesfushori francez, i cili ka folur fjalë të mëdha për klubin dhe qytetin.

“Jam i lumtur ta zgjas kohën me Chelsean. Kanë qenë dy vite të bukura dhe dëshiroj që të vijnë edhe më shumë”, ka thënë fillimisht Kante.

“Që kur erdha, u përmirësova plotësisht si një lojtar, sfidova veten dhe mora çmimet që kurrë nuk kam menduar”.

“Më pëlqen qyteti, më pëlqen klubi dhe jam i lumtur që jam këtu për më shumë kohë “, përfundoi ylli francez.

E lumtur me rinovimin e Kantes u shpreh edhe drejtorja e klubit, Marina Granovskaia, e cila e cilësoi si një lojtar special dhe jo vetjak.

Ndryshe, Kante ka bërë 100 paraqitje si titullar te Blutë nga 105 paraqitje, ku ka shënuar edhe katër gola, teka ka fituar edhe titullin e Lig Premier. /Telegrafi/