Zyrtare: Juventus nënshkruan me Juan Cuadrado

E publikuar: 22/05/2017 22:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventus dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e kolumbianit 27 vjeçar, Juan Cuadrado.

Për transferimin e anësorit, Juventus tashmë ka njoftuar edhe zyrtarisht.

Lajmi është konfirmuar përmes faqes zyrtare të skuadrës italiane, ndërsa Cuadrado ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2020.

“Juventus njofton se ka shfrytëzuar opsionin për të nënshkruar me lojtarin e Chelseat, Juan Guillermo Cuadrado Bello. Juventus do të paguajë 20 milionë euro në tre rata, duke filluar nga edicionin 2017/18. Lojtari dhe Juventus kanë nënshkruar kontratë deri në vitin 2020”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Cuadrado, që në Chelsea shkoi nga Fiorentina për 32 milionë euro, janarin e kaluar, ka dështuar të tregohet dhe të gjejë vend në ekipin e parë të Jose Mohurinhos.