Zyrtare: Ja pse Aleksandar Jabllanoviq nuk mund të jetë kryetar i Asociacionit

E publikuar: 31/08/2015 19:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministri në Qeverinë e Kosovës Aleksandar Jabllanoviq nuk mund të jetë kryetar i Asociacionit të Komunave Serbe, sepse për këtë pozitë mund të garojnë vetëm këshilltarët komunalë, raporton Tanjug.

Në marrëveshjen e nënshkruar midis Prishtinës dhe Beogradit për themelimin e ASK-së është e qartë se kryetari dhe nënkryetari i Asociacionit zgjedhet në këshilltarët komunalë të komunave pjesëmarrëse, thotë një burim i Tanjug i afërt me delegacionin serb, transmeton Indeksonline.

Sipas po të njëjtave burime, Jabllanoviq dhe i përfoluri Ljubomir Mariq nuk i plotësojnë kriteret për t’u zgjedhur kryetar apo nënkryetar të Asociacionit, pasi nuk janë këshilltar komunalë.

Ky burim anonim spjegon po ashtu se kjo nuk është çështja më e rëndësishme deri tani, por ky Asociacion u jep serbëve diçka që asnjë institucion tjetër nuk u ka dhënë në 15 vitet e fundit.

Sipas Tanjug, Asociacioni ka lidhje direkte institucionale me Serbinë si dhe ka fuqi ekzekutive, dhe se të punësuarit e ASK-së kanë statusin e nënpunësve civilë të cilët do të financohen drejtpërdrejtë nga Serbia, dhe do të lirohen nga taksat dhe tatimet nga institucionet kosovare.

Sipas këtij burimi të Tanjug, Asociacioni do të jetë institucion mbijetese i popullit serb në Kosovë.