Zyrtare: Ja cilët nga BDI-ja do të thirren si dëshmitarë në rastin “Kumanova”

21.10.2016 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Zyrtare: Ja cilët nga BDI-ja do të thirren si dëshmitarë në rastin “Kumanova”

Avokati mbrojtës i rastit “Lagjja e Trimave – Kumanova”, Naser Raufi, në seancën e sotme gjyqësore ku po mbahej gjykimi i Sulejman Osmanit, i cili është pjesë e “grupit të armatosur të Kumanovës”, ka zbuluar emrat e dëshmitarëve të cilët pala mbrojtëse do t’i ftojë në seancë gjyqësore.

Raufi ka thënë se në mesin e dëshmitarëve do të ketë politikanë dhe funksionarë nga radhët e pushtetit.

“Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Artan Grubi, Zimri Qamili, Arif Asani, Shenasi Mehmeti, Nimetulla Abdullahu, Sadulla Duraku, Sasho Mijallkov, Mitko Çavkov, Stojanço Angellov, Isni Shaqiri, Ejup Alimi…”, janë disa prej emrave të përmendur nga avokati mbrojtës Raufi.

Në seancën e sotme gjyqësore, i dyshuari nga Prokuroria Publike për veprat penale “terrorizëm” dhe për “logjistikë të grupit të Kumanovës”, Sulejman Osman, ka thënë se nuk ndjehet fajtor për veprat për të cilat Prokuroria Publike e akuzon në aktakuzën e saj.

Sulejman Osmani ose i quajtur si “Komandant Sula” është ekstraduar më 22 qershor të këtij viti, nga Kosova në Maqedoni, transmeton “Portalb”.

55-vjeçari, ishte arrestuar në Kosovë në korrik 2015, pas një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia si i përfshirë në Grupin e Kumanovës, ku mbetën të vrarë tetë policë.

Osmani u bë i njohur për opinionin publik pas dorëzimit të të mbijetuarve të konfliktit, ku ai në mënyrë misterioze, me pranga në duar, arriti t’i ikë policisë maqedonase.

Osmani për disa media deklaroi se kishte arritur të arratiset, pasi ishte dërguar nga policia me helikopter për ta treguar vendin e fshehjes së armëve të grupit të armatosur afër fshatit Gushincë.

Gjykimi i Osmanit, bëhet ndaras nga 37 të akuzuarit të tjerë, pasi që nisi më vonë dhe Gjykata nuk pranoi për ta bashkuar lëndën, pasi që do të duhej të kishte rigjykim nga fillimi.

Përndryshe, vitin e kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, 42 u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Haradinaj: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu i takojnë plejadës së heronjve të kombit tonë

Haradinaj: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu i takojnë plejadës së heronjve të kombit tonë

Galuk Konjufca paditë Milaim Zekën për shpifje

Galuk Konjufca paditë Milaim Zekën për shpifje

ATK për 10 muaj inkasoi 40.8 milionë euro më shumë se vjet

ATK për 10 muaj inkasoi 40.8 milionë euro më shumë se vjet

Avokati i Popullit do ta vizitojë Sylejman Selimin në burg

Avokati i Popullit do ta vizitojë Sylejman Selimin në burg

Zaev siguron votat për amendamentet kushtetuese

Zaev siguron votat për amendamentet kushtetuese

Ministri Rrustem Berisha viziton Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë

Ministri Rrustem Berisha viziton Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë

Ali Halimi largohet nga Vetëvendosje, i bashkohet NISMA-s

Ali Halimi largohet nga Vetëvendosje, i bashkohet NISMA-s

U mbajt takimi i radhës i grupit Punues i Strategjisë Shtetërore Kundër Narkotikëve

U mbajt takimi i radhës i grupit Punues i Strategjisë Shtetërore Kundër Narkotikëve

Veseli: Le ta dinë të gjithë, edhe Vuçiqi, se ushtria e Kosovës po bëhet dhe kthim prapa s’ka

Veseli: Le ta dinë të gjithë, edhe Vuçiqi, se ushtria e Kosovës po bëhet dhe kthim prapa s’ka

Hapet zyra e policisë në Stacionin e Autobusëve në Gjilan, konfirmohen edhe investimet tjera në të ardhmen

Hapet zyra e policisë në Stacionin e Autobusëve në Gjilan, konfirmohen edhe investimet tjera në të ardhmen

Rrjeti i Grave kërkon dënim të përjetshëm për Pjetër Ndrecajn

Rrjeti i Grave kërkon dënim të përjetshëm për Pjetër Ndrecajn

Haradinaj kërkon që Avokati i Popullit ta vizitojë Sylejman Selimin në burg

Haradinaj kërkon që Avokati i Popullit ta vizitojë Sylejman Selimin në burg

LDK-ja prezanton zëdhënësin e ri të partisë

LDK-ja prezanton zëdhënësin e ri të partisë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ngrit aktakuz për rastet e dhunës në familje

Prokuroria Themelore në Ferizaj ngrit aktakuz për rastet e dhunës në familje

Nuk votohet projektligji për RTK-në

Nuk votohet projektligji për RTK-në

Shefja e BE-së kundër lejimit të importimit të veturave të vjetra

Shefja e BE-së kundër lejimit të importimit të veturave të vjetra