Zyrtare: Gugash Magani jep dorëheqje nga Trepça ’89

E publikuar: 31/10/2018 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prishtina ka arritur fitoren e radhës në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtinasit para shikuesve të vetë në stadiumin “Fadil Vokrri” kanë triumfuar kundër Trepça ’89 me rezultat 2-0.

E rezultatet e dobëta të arritura gjatë këtij sezoni të minatorëve, ka detyruar që të jap dorëheqje trajnerin Gugash Maganin.

Ky i fundit pas ndeshjes së sotme ka konfirmuar për mediat se më nuk do të drejtoj skuadrën mitrovicase.

“Kam punuar me maksimumin tim. Por, në fund fare rezultatet janë kryesore dhe vendosin. Unë tashmë i kam konfirmuar kryesisë së klubit dorëheqjen”, tha trajneri shqiptar.

Trepça ’89 pas 13 xhirove të zhvilluara deri më tani zë pozitën nëntë me 15 pikë, përkatësisht është në zonën e barazhit.

Ndryshe, “Torcidat” do të jenë gjatë fundjavës nikoqir të skuadrës së Gjilanit. /Telegrafi/