Zyrtare: Grasshopper transferon Arlind Ajetin

E publikuar: 13/09/2018 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grasshopper Club Zurich ka njoftuar për angazhimin e futbollistit shqiptar, Arlind Ajeti.

Qendërmbrojtësi 24-vjeçar do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me klubin zviceran me opsionin për ta vazhduar edhe dy vitet të tjera.

“Jemi të kënaqur që kemi reaguar shpejtë për angazhimin e Arlindit pas lëndimit të papritur të Nathan”.

“Arlindi sjell shumë përvojë dhe pritet t’i ndihmojë shumë shpejt skuadrës”, ka thënë drejtori sportiv i Grasshopper, Mathias Walther.

Në njoftimin e Grasshopper shkruan se Ajeti vjen nga Akademia e FC Basel, ku ka luajtur edhe për ekipin e parë gjatë viteve 2011-2015.

Më pas, ai u transferua ën Itali te Frosinone, ndërsa pas një sezoni (në vitin 2016), iu bashkua Torinos.

Në sezonin 2017/2018, mbrojtësi shqiptar ka luajtur për Crotonen duke regjistruar 23 paraqitje në Serie A. /Telegrafi/