Zyrtare: Gjinali merr drejtimin e Lirisë

E publikuar: 06/07/2018 05:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra e famshme kosovare, Liria nga Prizreni ka filluar organizimin për edicionin e ri.

Kësisoj prizrenasit kanë zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës.

Posti i shefit të shtabit teknik i është besuar trajnerit të njohur prizrenas Bedridin Gjinali.

Gjinali prej vitesh ka qenë trajner i shkollës së futbollit të Lirisë prej disa viteve.

Së fundmi Gjinali ka qenë trajner i juniorëve të klubit.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Lirisë në rrjetin sociale Facebook. /Telegrafi/