Zyrtare: Gjilani nënshkruan me dy futbollistë të huaj

E publikuar: 06/08/2018 19:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot skuadra e Gjilanit ka arritur marrëveshje me dy futbollistë që vijën nga jashtë.

Trevin Caesar dhe Mauricio Jose Marinho janë emrat që sot kanë finalizuar marrëveshjen me klubin kuqebardh.

Sulmuesi Trevin Caesar ka një karrierë të gjatë si futbollist ku është dhe reprezentues i kombëtares së Trinidad Tobako, i cili ka rreth 20 paraqitje duke realizuar tre gola.

Ai ka bërë karrierë në futbollin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku u paraqit për shumë skuadra, kurse edicionin e fundit ai luajti për skuadrën e Svay Rieng.

Mauricio Jose Marinho vjen nga kampionati Brazilian, mbrojtësi shtatgjatë i qendrës.

Karrierën e tij si futbollistë e ka realizuar në vendlindjen e tij ku pati paraqitje në ekipe të ndryshme.

Lojtari në skuadrën e Gjilanit vije nga ekipi Esporte Clube Democrata nga Brazili. /Telegrafi/