Zyrtare: Galatasaray shkarkon trajnerin Tudor (Foto)  

E publikuar: 18/12/2017 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-mbrojtësi i njohur i Juventusit, kroati Igor Tudor është shkarkuar nga stoli i trajnerit nga gjigantët turk të Galatasarayt.

Kroati mori detyrën e trajnerit në shkurt të këtij viti, duke zëvendësuar Jan Olde Riekerink.

Por, Tudor nuk bindi shumë me punën e tij dhe u shkarkua nga detyrat e tij pas humbjes 2-1 ndaj Yeni Malatyaspor.

Pas kësaj humbje, klubi i madh turk me anë të një komunikate njoftoi shkarkimin e tij nga detyra.

“Galatasaray SK njofton se klubi sot e ka liruar Igor Tudor prej detyrave të Menaxherit të Ekipit”, njoftoi klubi turk në faqen e tyre zyrtare.

“Ne falënderojmë Igor Tudorin për kohën e tij në Galatasaray dhe i urojmë atij më të mirën në përpjekjet e tij të ardhshme”.

Ndryshe, si futbollist, Tudor fitoi dy Scudetto me Juven dhe ishte pjesë e ekipit kombëtar të Kroacisë i cili përfundoi i treti në Kupën e Botës 1998 në Francë.

Si trajner, kroati ka trajnuar edhe skuadra tjera si Hajduku i Splitit, PAOK-u dhe Karabukaspor, teksa arriti të fitoj vetëm një trofe me skuadrën kroat, atë të Kupës së Kroacisë 2012–13. /Telegrafi/