Zyrtare: Finalja e FA Cup luhet më 1 gusht

E publikuar: 22/07/2020 15:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asosacioni i Futbollit të Anglisë ka konfirmuar datën, orën, dhe stadiumin ku do të zhvillohet e FA Cup.

Në këtë finale do të ndeshen Arsenal dhe Chelsea,, shkruan KosovaPress.

Finalja e 139-të e trofeut të dytë më të madh në Angli do të zhvillohet të shtunën e 1 gushtit, duke filluar nga ora 18:30 në stadiumin legjendar të Wembleyt.

Kujtojmë që Arsenali eliminoi Manchester Cityn në gjymsëfinale, ndërsa Chelsea arriti të mposhtë skuadrën e Manchester United./KosovaPress/