Zyrtare: Ersun Yanal, trajner i ri i Fenerbahces

E publikuar: 14/12/2018 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fenerbahce tashmë është bërë me trajner të ri pas shkarkimit të Phillip Cocus.

Kanarinat kanë zyrtarizuar strategun, Ersun Yanal, i cili edhe më parë ka qenë në drejtim të klubit.

Trajneri 56-vje-vjeçar ka nënshkruar kontratë një vjet e gjysmë me mundësi të zgjatjes edhe për një vit.

Ai gjatë kësaj kohe 18 mujore do të përfitojë rreth dy milionë euro në vlerë të lirës turke.

Turku me këtë rast ka falënderuar zyrtarët e klubit për detyrën e ofruar gjersa ka kërkuar mbështetjen e tifozëve.

Yanal do të debutojë gjatë ditës së diele në kampionat, kur do të luajë si vendas kundër Erzurumsporit.

Ndryshe, Yanal është shpallur kampion me Fenerin në sezonin 2013-14, i cili ishte edhe trofeu i fundit kampional. /Telegrafi/