Zyrtare: E kërkuan gjysma e Evropës, por Seri transferohet te Fulhami

E publikuar: 12/07/2018 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jean Micheal Seri është lojtari më i ri i skuadrës angleze, Fulham.

Fulham është rikthyer këtë sezon në Ligën Premier pas katër sezonesh të kaluara në Champioship.

Me rikthimin e tyre në kampionatin elitar anglez, Fulham ka nisur përforcimin e skudrës për të qenë sa më konkurrues në sezonin e ri.

Ekipi anglez ka befasuar të gjithë duke zyrtarizuar në faqen zyrtare mesfushorin Seri, i cili vjen nga skuadra franceze, Nice.

“Ne jemi të lumtur të konfirmojmë nënshkrimin e reprezentuesit të Bregut të Fildishtë, Jean Michael Seri, në një marrëveshje katërvjeçare nga OGC Nice”.

“Mesfushori ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2022, me klubin që ka një mundësi për të vazhduar me 12 muaj të tjerë”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Shifra e transferimit të Serit thuhet se është 18 milionë funte apo 20.4 milionë euro.

Seri u kërkua shumë skuadra të njohura evropiane si Barcelona, Chelsea, Arsenal, Manchester United, Manchester City dhe skuadra tjera. /Telegrafi/