Zyrtare: Christian Bradford përforcim i ri Ponte Prizrenit

E publikuar: 30/10/2018 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ponte Prizreni për herë këtë vit po paraqitet në Superligën e Kosovës në basketboll.

Klubi prizrenas që po udhëhiqet me sukses nga trajneri i ri, Arbnor Rifati, ka përforcuar radhët e veta edhe me një basketbollist.

Bardhezinjtë në ekipin e tyre kanë sjell fundorin organizator, Christian Bradford, i cili së fundi ka luajtur në ekipin e Radford Highlanders University në NCAA1.

Ekip prizrenas ka thënë se e ka parë të nevojshme të përforcohet me një lojtar shtesë pas dy humbjeve dhe lëndimit të amerikanit Jaquan Smith, që mungon qe një muaj dhe nuk dihet koha e kthimit të tij.

Pas regjistrimit pran Federatës së Basketbollit të Kosovës, basketbollisti do të ketë mundësinë të paraqitet kundër Z Mobile Prishtinës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën në ora 17:00, në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren.

Ndryshe, Ponte zë pozitën e katërt të renditjes tabelore me nëntë pikë, tre më pak se lideri, Prishtina. /Telegrafi/