ZYRTARE: Caktohet data e ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë

E publikuar: 17/06/2020 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

UEFA në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv ka vendosur për fatin e ndeshjeve “play-off” të Ligës së Kombeve që vlejnë për kualifikim në “Euro 2020”.

Ndeshjet në fjalë do të luhen në tetor dhe nëntor, shkruan “Zeri.info”.

Kjo do të thotë se ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet më 14 tetor.

Kurse, fituesi i kësaj ndeshje do të ndeshet në finale me fituesin e ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi në nëntor.

Kujtojmë se ndeshjet në fjalë janë shtyrë prej muajit mars shkaku i pandemisë COVID-19. /Zeri.info