Zyrtare: Barcelona transferon edhe një mbrojtës, publikohet marrëveshja me Atletico Miniero për Emerson

E publikuar: 31/01/2019 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona nuk ka të ndalur gjatë afatit kalimtar të janarit duke transferuar futbollistë cilësorë.

Kampionët aktual të Spanjës kanë kompletuar transferimin e mbrojtësi të djathtë brazilian Emerson.

20-vjeçari ka shkëlqyer me Atletico Minieron në kampionatin brazilian dhe kjo ka bërë që Barcelona të investojë në të.

Katalunasit kanë pranuar të paguajnë 12 milionë euro për transferimin e lojtarit në Camp Nou.

Emerson do t’i bashkohet Barcelonës nga 1 korriku, pasi deri në atë kohë do të vazhdojë të mbetet pjesë e Atletico Minieros.

Në Brazil të gjithë e krahasojnë futbollistin e ri të Barcelonës me mbrojtësin aktual të PSG-së, Dani Alves.

Emerson njihet për lojën e tij shumë të mirë në fazën ofensive, por gjithashtu është mjaftë i mirë edhe në defensivë.

Braziliani i talentuar ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Barcelonën deri në vitin 2024. /Telegrafi/