Zyrtare, autopsia tregon shkakun e vdekjes së Avicii-t

E publikuar: 23/04/2018 11:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas dy autopsive të realizuara, mësohet se nuk ka dyshime për vrasje. Komplikacionet shëndetësore mbeten ende i vetmi dyshim.

Pas përfundimit të autopsive, trupi i Avicci-t do të kthehet në Suedi këtë javë për të qenë pranë familjes së tij.

Dj është treguar transparent me çështjet e tij shëndetësore në të kaluarën, ku është bërë e ditur se vuante nga pankreasi akut për shkak të teprimit me pijet alkoolike.

Ndërkohë që familja e Dj-t është e shkatërruar nga humbja e tij, vëllai është nisur drejt Osman (vendit ku Avicii u gjet i vdekur) për të kërkuar përgjigje pse Avicii vdiq.