Zyrtare: Atletico Madridi huazon te Interi mbrojtësin Vrsaljko

E publikuar: 31/07/2018 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atletico Madridi dhe Interi kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin e djathtë kroat, Sime Vrsaljko.

Mbrojtësi do të vije si huazim me të drejt blerje pas një viti nga Interi.

“Sime Vrsaljko do të huazohet te Interi. Marrëveshja është pezull derisa lojtari t’i mbyll testet e zakonshme mjekësore, ndërsa Interi e ka mundësinë e blerjes”.

“Kroati ka zhvilluar 54 ndeshje për klubin dhe ka shënuar një herë duke dhënë edhe shtatë asistime”.

“Të gjithë i urojnë Simes çdo të mirë në klubin e ri”, thuhet në njoftimin e klubit madrilen.

Vrsaljko e ka fituar Ligën e Evropës me Atletico Madridin.

Kroati pikërisht nga Italia kishte kaluar te Atletico Madridi, pasi më parë ishte pjesë e Sassuolos./Telegrafi/