Zyrtare: Anulohet ndeshja e Dritës

E publikuar: 27/01/2021 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubi i futbollit Drita planifikonte ta zhvillojë një ndeshje miqësore sot në Antalya të Turqisë, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, ndeshja në mes të kampionit aktual të Kosovës dhe ekipit rus, Nizhny Novgorod është anuluar shkaku i reshjeve të shiut.

Bardhekaltrit ndërkohë kanë njoftuar se kjo ndeshje do të zhvillohet nesër në të njëjtin stadium.

Drita është duke e kryer fazën përgatitore në vendin bregdetar, derisa ditë më parë e zhvilloi edhe ndeshjen e Superkupës së Kosovës, ku u mposht nga Prishtina, 1:2.

Një pjesë e mirë e ekipeve kosovare po përgatiten në Turqi, ndërsa po e shfrytëzojnë mundësinë që ndërkohë të zhvillojnë ndeshje kontrolluese me ekipet e huaja, kryesisht me ato ruse./eko/