Zyrtare: Ancelotti i jep përgjigjen përfundimtare Milanit

E publikuar: 02/06/2015 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Carlo Ancelotti i është përgjigjur Milanit. Skuadra rossonere, kishte tentuar të angazhonte trajnerin italian, pas shkarkimit të këtij të fundit nga Real Madridi.

Por Ancelotti, i ka dhënë Milanit përgjigje në llogarinë e tij në Twitter.

“Faleminderit për Milanin për interesimin e shprehur. Ishte vështirë për t’i thënë jo një klubi që e dua shumë, por kam nevojë për pushim. Unë ju uroj të gjitha të mirat”, ka shkruar Ancelotti në Twitter./Indeksonline/