Analisti Ardian Kastrati i bashkohet PDK-së

E publikuar: 06/01/2021 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Ardian Kastrati i është bashkuar sot Partisë Demokratike të Kosovës.

Prezantimin e tij e ka bërë ushtruesi i detyrës së kryetarit të partisë, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj në një konferencë për media prezantoi edhe biografinë dhe të arriturat e Kastratit, që pritet të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet e që pritet të mbahen së shpejti.

“Ky aderim nuk është thjeshtë një emër dhe një mbiemër, por një hapje e PDK-së për të inkuadruar kuadro që do ta dërgonin Kosovën përpara. Ardhja e Ardianit nuk e ka fjalën aderim por besim”, ka thënë Hoxhaj.

Në ndërkohë Kastrati tha se ftesës së PDK-së i është përgjigjur pas 20 viteve.

“Mbrëmë me fëmijët e mi duke i parë arkivat, e gjeta një ftesë që më është bërë kur u themelua PDK-ja, 21 vite më parë. Kësaj ftese iu përgjigja 20 vite më pas”, ka thënë ai.