Zyrtare: Alaba shpallet futbollisti më i mirë

E publikuar: 21/12/2016 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Bayern Munichut, David Alaba është shpallur futbollisti më i mirë në Austri për të gjashtën herë radhazi.

Federata e Austrisë i ka dhënë këtë çmim 24 vjeçarit për ndeshjet e zhvilluare me skuadrën dhe Kombëtaren austriake.

“Ky është një nder i madh dhe diçka shumë e veçantë për mua”, ka thënë Alaba për mediat austriake.

Alaba ka bërë 50 paraqitje me Kombëtaren, dhe si mbrojtës i krahut ka shënuar plotë 11 gola, më shumë se disa sulmues që ka në dispozicion Austria. /IndeksOnline/