Zyra e BE-së thirrje deputetëve: Kujdes para se ta votoni projektligjin

E publikuar: 04/07/2018 17:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka kërkuar nga deputetët që të mendojnë mirë para se ta votojnë projektligjin për mësimdhënësit e viteve të ’90-a.
Miratimi i këtij projektligji sipas saj, do të shtojë pakënaqësi tek kategoritë tjera. Gjithashtu ajo ka kërkuar që të bëhen reforma në arsim, shkruan Express.

Në mbledhjen e Komisionit parlamentar për arsim ajo ka paralajmëruar se në bashkëpunim me MASHT-in janë duke punuar në një program të ri që do ta përmirësojë gjendjen në arsim. Për këtë e ka ftuar Qeverinë që ta miratojë dhe mbështesë këtë dokument.

“Sistemi i arsimit duhet të nisë nga 0. Në fushën e arsimit deri tash kemi dhënë 34 milionë euro por ato nuk kanë prodhuar rezultat”,ka thënë ajo.

Ajo i ka porositur deputetët që të mendojnë mirë para se ta votojnë projektligjin për mësimdhënësit e viteve 90.