A zvogëlohet vagina, nëse nuk bën seks rregullisht? Ja e vërteta!

E publikuar: 02/12/2016 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbase edhe ju keni dëgjuar për teorinë sipas së cilës femrat që një kohë të gjatë nuk bëjnë marrëdhënie seksuale, vagina u bëhet më e ngushtë se më parë, ndërkaq ato që bëjnë seks të rregullt vagina e tyre është më e gjerë.

Ja cila është e vërteta!

Është shumë e sigurt, që keni dëgjuar tregimin se si femrat, të cilave “periudha e thatë” u zgjat diçka më shumë, kanë edhe vaginë më të ngushtë, ndërsa ato të cilat bëjnë seks të rregullt e kanë më të gjerë. E po, ekspertet thonë se kjo nuk është fare e vërtetë.

Fakti është se muskujt e vaginës janë elastike. Ata gjatë marrëdhënies intime zgjaten, ndërkaq pastaj kthehen në formën e mëparshme. Megjithatë, ekzistojnë dy raste në jetë, kur vagina ndërron formën dhe madhësinë për një kohë të gjatë.

Studimet kanë treguar që vaginës ndonjëherë i nevojiten edhe gjashtë muaj, që të zgjerohet nga lindja, por pas kësaj periudhe kthehet në gjendjen e mëparshme.

Situata e dytë është plakja, sepse në trupin e femrës zvogëlohet niveli i hormoneve, gjë që do të thotë që muret vaginale bëhen gjithnjë e më të hollë dhe gjithnjë e më pak elastikë. Lajm i mirë është që tonusi i muskujve mund të përmirësohet me ushtrimet e Kegelit.

Nëse herën tjetër ju duket që vagina juaj është më e ngushtë se më parë, kjo nuk ndodh për shkak të “thatësirës”, por për shkak së nuk jeni relaksuar dhe eksituar mjaftueshëm. E gjithë ajo që ju duhet është edhe pak nxehmje para se të kryeni marrëdhënie seksuale.