Zvogëlohet numri i serbëve me uniformë të FSK’së

E publikuar: 09/07/2018 21:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm për një javë, 40 pjesëtarë serbë të FSK-së janë larguar nga kjo forcë
Rreth 130 është numri i serbëve të rekrutuar në forcën dhe Sigurinë e Kosovës.

Mirëpo, kohëve të fundit numri i tyre është zvogëluar.

Vetëm për një javë, 40 pjesëtarë serbë të FSK-së janë larguar nga kjo forcë.

Fillimisht vetëm 8 prej tyre kanë dhënë dorëheqje, mirëpo në mënyre kolektive janë larguar edhe të tjerët.

Largimi i tyre nga FSK duket të ketë ardhur si pasojë e presioneve që ka ushtruar Beogradi mbi ta dhe familjet e tyre.

Po ashtu, serbët që shërbejnë në FSK janë kërcënuar edhe me burgim prej 10 vitesh nga autoritetet serbe, nëse nuk heqin dorë nga detyra e tyre.

Kërcënimët janë intensifikuar muajt e fundit kur pati sulmeve me koktej molotovi ndaj pronës së këtyre pjesëtarëve.

Këtë e ka pohuar edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Këtë po ashtu Kryeministri nuk e sheh si prishje të sigurisë së vendit.

Ndërkohë që për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës duhet që të plotësohet edhe kuota për pjesëmarrësit e komunitetit serbë.

Kundër kësaj është deklaruar edhe Ministri serb i Mbrojtjes, ai thotë se largimi i serbëve është i natyrshëm.

Ndërkohë, Presidneti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se po negociohet me disa pjesëtar serbë për kthimin e tyre të mundshëm dhe do të punohet për krijimin e ushtrisë.