Zvicra do t’i paguajë qytetarët 2,000 euro në muaj

E publikuar: 17/04/2016 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zvicra pritet që të votojë propozimin përmes të cilit vendi po dëshiron që t’i paguajë të gjithë banorët me nga 2,500 franga në muaj, pa marrë parasysh se a punojnë apo jo.
Nëse plani realizohet, Zvicra do të jetë vendi i parë në botë që ofron të ardhura mujore të garantuara – dhe ky shtet tashmë është edhe shteti i parë në botë që do të votojë për këtë.

Ideja, që është hedhur poshtë nga një grup intelektualësh të cilët insistojnë se njerëzit nuk do të duan të punojnë më, nuk ka marrë vëmendjen qoftë të politikanëve të krahut të djathtë apo atij të majtë.

Qeveria zvicerane pritet që të votojë këtë iniciativë në qershor, transmeton Gazeta Express.

Arsyeja prapa këtij plani është që të thyhet lidhja mes punësimit dhe të ardhurave, ku njerëzit do të kishin të ardhura të garantuara mujore pa marrë parasysh nëse punojnë ose jo.

Propozimi është i bazuar në një anketë të kryer nga ‘Instituti Demoscope’, i cili raportoi se shumica e shtetasve zviceran do të vazhdonin të punonin, ose të kërkonin punë, edhe nëse të ardhurat e garantuara mujore do të aprovoheshin.

Anketa vuri në dukje gjithashtu se vetëm 2% e njerëzve thanë se nuk do të punonin më, përderisa të tjerët thanë se do ta përdornin këtë mundësi për të fituar më shumë.

Ky plan do t’i kushtonte qeverisë rreth 208 miliardë franga zvicerane në vit.