Zvicra përfundoi stërvitjen para kohe për shkak të temperaturave të larta

E publikuar: 17/06/2018 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Zvicrës është përballur me dallim të madh të temperaturave nga qendra ku po qëndron ekipi me temperaturën në Rostov.

Temperatura në Toljatti ku është vendosur kombëtarja e Zvicrës ishte 17 shkallë, ku freskia ishte e natyrshme.

Por, me të arritur në Rostov temperaturat për Zvicrën ditën e shtunë ishin të papërballueshme.

Nga parkingu e deri në stadium lojtarët thuhet të jenë djersitur për shkak të dallimit të madh të temperaturave dhe trajneri Petkovic urdhëroi që stërvitjet të përfundohen më shpejt në mënyrë që lojtarët të përshtaten më shpejt me kushtet atmosferike.

Rostovi karakterizohet me klimë të mesme kontinentale, por në mbrëmje temperaturat do të jenë më të përballueshme nga 23 deri 27 shkallë celsius me erëra të forta.

Xherdan Shaqiri në stërvitjen e kombëtares së Zvicrës derisa po spekulohet për të ardhmen e tij, Foto: Blick.ch

Për Zvicrën temperaturat e papërshtatshme nuk janë të pazakonta, pasi që në Botërorin e vitit 2014 ekipi helvet luajti në 30 shkallë celsius me 88 për qind lagështi të ajrit dhe fitoi 3-0 ndaj Hondurasit duke kaluar kështu në 1/8-ën e finales.

“Ne kemi mentalitet fituesi. Fituesit kanë zgjidhje, jo arsyetime”, theksoi Lichtseiner i pyetur nga gazetarët për këtë ndryshim temperaturash.

Zvicra luan ndaj Brazilit në stadiumin e Rostovit që gjendet 1110 kilometra larg Moskës në jug të lumit Don dhe 32 kilomtra larg detit Azov, që e bën këtë vend mjaft të ngrohtë në këtë Botëror. /Telegrafi/