Zvicra paraporosit 4,5 milionë doza të vaksinës së mundshme antiCOVID-19

E publikuar: 07/08/2020 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zvicra ka arritur një marrëveshje me firmën amerikane të bioteknologjisë “Moderna Therapeutics” për të siguruar 4,5 milionë doza të një vaksine antiCOVID-19 në fazën e përparuar të provës, njoftoi sot qeveria.

“Kemi siguruar doza të mjaftueshme për të imunizuar 2,25 milionë persona”, tha ajo, raporton ATSh.

Qeveria është, gjithashtu, në bisedime paralele për vaksina të tjera të mundshme, pasi ende nuk është e sigurt nëse vaksina-kandidate e “Moderna”-s do të jetë e suksesshme.

Zvicra ka ndarë një total prej 300 milionë frangash zvicerane (330 milionë dollarë) për të siguruar furnizimet e ardhshme të vaksinave antiCOVID-19.